Gjyqtarja Nafije Hasko pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Nafije Hasko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 28 prill vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Gjykatës Administrative të Tiranës, Nafije Hasko. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Pamela Qirko.

Gjatë seancës dëgjimore më 27 prill, Komisioni paraqiti raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentoi probleme domethënëse në kriterin profesional.

Nafije Hasko përfundoi studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për gati një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit gjyqësor Fier. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin e gjyqtares pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *