Këshilltari ligjor i Gjykatës Kushtetuese, Ermal Tauzi. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë këshilltarin ligjor, Ermal Tauzi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 28 prill vendimin për konfirmimin në detyrë të këshilltarit ligjor të Gjykatës Kushtetuese, Ermal Tauzi. Gjatë seancës dëgjimore më 26 prill, Komisioni nuk evidentoi probleme për Tauzin në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Procesi i rivlerësimit për Ermal Tauzin u kryhe nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Alma Faskaj.

Ermal Tauzi ka punuar fillimisht si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe prej vitit 2016 e ushtron detyrën si këshilltar ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *