Prokurori Armand Gurakuqi pas vendimit të shkarkimit.
KPK Lajme

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Armand Gurakuqi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 28 prill vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Armand Gurakuqi. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore më 26 prill, Gurakuqi dha shpjegime për bilancet negative në vite, si dhe për blerjen e dy apartamenteve dhe kryerjen e një investimi, në pjesën më të madhe me borxhe. Prokurori Gurakuqi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha shpjegime të përmbledhura për gjetjet në kriterin e profesionalizmit.

Armand Gurakuqi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *