Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Malaj – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Malaj – Prokuroria e Tiranës

Sokol Malaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranës do të përballet të mërkurën më 10 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi.

Sokol Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si prokuror i Krimeve të Rënda. Në vitin 2007, ai u emërua drejtues i Prokurorisë së Vlorës, ndërsa në vitet 2010-2012 ka ushtruar funksionin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës. Prej vitit 2012, Malaj punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Sokol Malaj nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Sokol Malaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Sokol Malaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 93.4 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 42.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 20.4 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 22.3 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 1.2 milionë lekë. Gjithashtu, Malaj deklaron të ketë dhënë hua prej 6.8 milionë lekësh si dhe zotëron 50% të aksioneve në kompaninë e transportit të hidrokarbureve “Oleum Transport”.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 89.2 milionë lekë, ku pjesën kryesore prej 68% e zënë të ardhurat nga biznesi i tij dhe i bashkëshortes, të ardhurat nga paga janë 26%, të ardhurat nga qiraja janë 2.8% dhe dhuratat në cash 2.6%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, katër prej deklaratave rezultojnë me probleme.

Kontrolli aritmetik dhe logjik për deklarimet e subjekti Sokol Malaj rezultoi me probleme për vitet 2008, 2010, 2015 dhe 2016. Shuma totale e pasurive të pambuluara me burimet e deklaruara është 20,213,904 lekë.

Në vitin 2005 dhe 2010 subjekti deklaron huadhënie te familjarët përkatësisht në shumat 300,000 lekë dhe 6,500,000 lekë, të cilat nuk janë kthyer deri në fund të vitit 2018.

Gjendja e akumuluar cash me datë 31.12.2018 është 22,330,000 lekë, ndërkohë që sipas nenit 4/1 të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…,” kufiri i lejuar për t’u mbajtur cash është 1,500,000 lekë.

Burimet kryesore të kursimeve në cash janë të ardhurat nga biznesi i bashkëshortes si dhe të ardhurat e subjektit nga dividenti i kompanisë private të transportit të hidrokarbureve në pronësi të tij.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *