Gjyqtarja Ersida Bajgora pas shpalljes së vendimit.
KPK Lajme

Gjyqtarja Ersida Bajgora konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 28 prill, vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Lushnjës, Ersia Bajgora. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland ILian dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni nuk evidentoi probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Ersida Bajgora përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pasi kreu stazhin profesional në Gjykatën e Tiranës, u emërua si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, ku dhe e ushtron aktualisht funksionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *