Prokurori Pali Deçolli gjatë shpalljes së vendimit,.
KPK Lajme

Prokurori Pali Deçolli konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 28 prill vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrës, Pali Deçolli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjatë seancës dëgjimore më 27 prill, Komisioni relatoi raporte pozitive për Deçollin lidhur me të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Pali Deçolli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe e ka ushtruar funksionin për gati një dekadë si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Durrës. Ai ka qenë gjithashtu si drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *