Prokurorja Eriselda Bala pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Veting

KPK shkarkon me shumicë votash prokuroren Eriselda Bala

Komisioni i Pavarur i Kaluafikimit njoftoi të enjten se kishte vendosur shkarkimin e prokurores së Tiranës Eriselda Bala, pas hetimit në të tri kriteret e rivlerësimit. Kryesuesja e trupës Suela Zhegu tha se vendimi i shkarkimit ishte marrë me shumicë votash. Veç Zhegut në trupën që hetoi Balën ishin Brunilda Bekteshi relatore dhe Firdes Shuli anëtare.

Bala u hetua në të tre kriteret, por gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u fokusua në kriterin e pasurisë. Balës iu kërkuan shpjegime në lidhje me një pagesë 48 mijë euro përmes bankës, për të cilën prokurorja tha se ishte falsifikuar firma e saj në faturën e pagesës.

Po ashtu asaj iu kërkuan shpjegime mbi 2 milion lekë të ardhura nga familja e bashkëshortit dhe një dhuratë 1 milion lekë nga gjyshërit e saj.

Bala e ka filluar karrierën si magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2008 dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në vitin 2015 ajo është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *