Skeda e pasurisë së deklaruar –Saimir Smaka – Prokuroria e Vlorës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Saimir Smaka – Prokuroria e Vlorës

Prokurori Saimir Smaka i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.Prokurori i Vlorës, Saimir Smaka do të përballet të hënën më 5 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Olsi Komici.

Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014. Prej 7 vitesh, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Saimir Smaka nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Vlorës, Saimir Smaka për vitet 2013-2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, prokurori Saimir Smaka nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 1.6 milionë lekëve.

Ai zotëron likujditete bankare prej 1.3 milionë lekëve dhe një automjet të deklaruar në vlerën e 270 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 7.9 milionë lekë, nga të cilat 78% kanë si burim pagën e Z. Smaka, 16% të ardhurat e familjarëve dhe mbi 5% nga shitja e pasurisë së luajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Saimir Smaka në vitin 2015 rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shtesën e pasurisë në shumën 380,085 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit për vitin.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimin e paplotë për blerjen e një automjeti.  Në vitin 2015, subjekti deklaron kontratë kredie bankare me vlerë 312,000 lekë për blerje automjeti, por nuk e deklaron automjetin në rubrikën e aseteve si dhe nuk është e qartë sa është vlera e plotë e blerjes.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *