Prokurorja Blerta Hamza e Prokurorisë së Shkodrës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon pasurinë e deklaruar të subjektit.Prokurorja Blerta Hamza e Prokurorisë së Shkodrës do të përballet të hënën më 5 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu.
Blerta Hamza përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Pogradec u emërua prokurore në Prokurorinë e Shkodrës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.
Prej vitit 2020, Hamza punon edhe si eksperte për monitorimin e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme me lejen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Blerta Hamza në vitet 2015-2016.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2015, prokurorja Blerta Hamza deklaronte pasuri me vlerë 840 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj kap vlerën e 1.2 milionë lekëve.
Ajo zotëron në fund të vitit 2016 kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh dhe 740 lekë likujditete bankare.
Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 1 milion lekë dhe burojnë në 100% të tyre nga paga si prokurore.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 2 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e vitit 2015
Deklarata e vitit 2016
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al