KPK riçel hetimin për prokurorin Bledar Bejko

Lajme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën më 4 prill riçeljen e hetimit administrativ për prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko. Kur pritej që Komisioni të njoftonte vendimin përfundimtar për Bejkon, kryesuesja e trupës Pamela Qirko deklaroi se me vendim të ndërmjetëm ishte vendosur riçelja e hetimit administrativ. Qirko nuk bëri me dije shkaqet e riçeljes së hetimit. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 28 mars, Bejko dha shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit, ku më së shumti u ndal në gjetjet dhe barrën e provës për pasurinë dhe profesionalizmin. Në seancë u relatua balancë negative në shumën 1.8 milionë lekë për një apartament në Tiranë. Bejko e kundërshtoi këtë konstatim duke kërkuar që analiza financiare të bazohej në deklarimin e vitit 2008 kur ai kishte kryer transaksionin, si dhe të përfshihej vlera 57 mijë euro që i është dhënë prej prindërve të tij - shumë për të cilën tha se kishte provuar burimet e ligjshme. Procesi i vetingut për Bejkon po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Olsi Komicin. Bledar Bejko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, ai u transferua në Prokurorinë e Fierit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Durrësit.  

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën më 4 prill riçeljen e hetimit administrativ për prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko. Kur pritej që Komisioni të njoftonte vendimin përfundimtar për Bejkon, kryesuesja e trupës Pamela Qirko deklaroi se me vendim të ndërmjetëm ishte vendosur riçelja e hetimit administrativ. Qirko nuk bëri me dije shkaqet e riçeljes së hetimit.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 28 mars, Bejko dha shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit, ku më së shumti u ndal në gjetjet dhe barrën e provës për pasurinë dhe profesionalizmin. Në seancë u relatua balancë negative në shumën 1.8 milionë lekë për një apartament në Tiranë. Bejko e kundërshtoi këtë konstatim duke kërkuar që analiza financiare të bazohej në deklarimin e vitit 2008 kur ai kishte kryer transaksionin, si dhe të përfshihej vlera 57 mijë euro që i është dhënë prej prindërve të tij – shumë për të cilën tha se kishte provuar burimet e ligjshme.

Procesi i vetingut për Bejkon po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Olsi Komicin.

Bledar Bejko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, ai u transferua në Prokurorinë e Fierit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Durrësit.