Skeda e pasurisë së deklaruar – Eriselda Bala – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Eriselda Bala – Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Eriselda Bala e Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të martën me 5 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu,Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.

Bala e ka filluar karrierën si magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2008 dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në vitin 2015 ajo është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Eriselda Bala nga viti 2008 deri në fund të vitit 2016.  [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurorja Eriselda Bala deklaronte pasuri me vlerë 740 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 9.6 milionë lekëve.

Znj. Bala zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 6.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.4 milionë lekësh, si dhe automjet me vlerë 1.5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 10.9 milionë lekë, nga të cilat 67 për qind kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i prokurores, 23 për qind nga të ardhurat nga paga e bashkëshortit dhe 10  për qind nga të ardhurat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite, anjë prej deklaratave rezultoi me probleme.

Nga vlerësimi cilësor i deklaratave të pasurisë u indentifikuan ‘flamujt e kuq’ si më poshtë.

Në vitin 20089 subjekti Eriselda Bala deklaron huamarrje në vlerë 800,000 lekë nga familjarët për blerje automjeti me vlerë 11,300 euro, dhe diferenca mbuluar nga kursimet e akumuluara.

Në vitin 2011 deklaron 1,000,000 lekë dhuratë nga gjyshërit e subjektit.

Në vitin 2012 deklaron për herë të parë bashkëjetuesi i subjektit Eriselda Bala i cili thotë se ka lidhur kontratë sipërmarrjeje për apartament në vlerën 48,000 euro , mbetur pa shlyer vetem 1,000 euro, por nuk tregon burimin e financimit për blerjen e ketij aseti nga të ardhura apo kursime të akumuluara. Subjekti vetë deklaron 1,000,000 lekë huamarrje tek motra, përdorur për kontratën e sipërmarrjes më sipër (e cila deri në fund të vitit 2016 rezulton e pashlyer) , si dhe kredi bankare në vlerë 588,200 lekë të përdorura për arredim shtepie.

Në vitin 2018 bashkëjetuesi i subjektit deklaron 150,000 lekë si borxh i kthyer nga persona të tretë, por deri tani nuk ka deklaruar shumë huadhënie si aset.

Skeda e pasurisë së deklaruar – Eriselda Bala – Prokuroria e Tiranës

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *