Gjyqtarja Eglantina Mikani pas konfirmimit në detyrë. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Eglantina Mikani konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 26 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Korçës, Eglantina Mikani. Gjatë seancës dëgjimore një ditë më parë, Mikani dha shpjegime për balancat negative në disa vite në vlerë totale rreth 1.1 milionë lekë të konstatuara në analizën paraprake, për shkak të përjashtimit të të ardhurave të padokumentuara të bashkëshortit.

Ajo e kundërshtoi analizën e Komisionit, duke pretenduar se kishte vërtetuar të ardhurat e bashkëshortit nga aktivitet private dhe punësimi. Po ashtu, subjekti u pyet dhe dha shpjegime edhe për dy çështje të gjykuara prej saj, për të cilat i ishte kaluar barrë prove.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Mikani u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Eglantina Mikani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *