KPK duke shpallur një vendim | Foto : LSA
KPK Lajme Vendi

Gyqtari Piro Sota u dorëhoq një vit pasi filloi procesi i vetingut ndaj tij

Komisioni vendosi të ndëpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Piro Sota për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra dhe i ndaloi rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vite.

KPK duke shpallur një vendim | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të enjten më 9 shtator të ndëpresë rivlerësimin për gjyqtarin e Fierit, Piro Sota për shkak të dorëheqjes së tij. Gjithashtu, është vendosur sanksioni që i heq të drejtën për rikthimin e tij në sistemin e drejtësisë gjatë 15-viteve të ardhshme.

Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet se procesi i vetingut për Sotën kishte filluar në qershor të vitit 2020. Një vit më vonë subjekti ka depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj dorëheqjen nga detyra.

Me vendimin e datës 22 korrik, KlGj ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit të gjyqtarit Piro Sota, për shkak të dorëheqjes së tij. Komisioni ka konfirmuar se vendimi i KLGj-së nuk është ankimuar, si dhe Sota ka shprehur vullnetin për të mos e ushtruar të drejtën për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore.

Të enjten, trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Olsi Komicin, vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin e Fierit Piro Sota. Po ashtu, është vendosur ndalimi i emërimit të tij si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *