Foto arkive - seancë në KPA | BIRN/ Nensi Bogdani
KPA Veting

‘Ithtar i drejtësisë dhe të vërtetës’; prokurori ‘fermer’ kërkon nga KPA kthimin në detyrë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti të martën në mëngjes seancën dëgjimore publike për ankimin e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Adnan Xhelili ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kaulfikimit, KPK për shkarkimin e tij nga detyra. Gjatë seancës të mbajtur pas vendimin të ndërmjetëm të KPA-së, e cili ka konstatuar shkelje […]

Gjatë njofimit të vendimit për prokurorin Shpëtim Garunja. Foto:KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Shpëtim Garunja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të martën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Shpëtim Garunja. Trupa me Roland Ilia, kryetar, Etleda Çiftja, relatore dhe Pamela Qirko, anëtare, arriti në përfundimin se shpjegimet e Garunjës për pikëpyetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit ishin të mjaftueshme. Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua […]

Prokurori Hysni Mulaj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin Hysni Mulaj

Komisioneri Publik njoftoi të premten se kishte ushtruar ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë prokurorin Hysni Mulaj. Komisionerja Irena Nino, e cila ka përpiluar ankimin, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë Mulajn pasi sipas saj ai nuk ka arritur nivel të besueshëm në kriterin […]

Prokurori Gjon Kodra gjatë një seance në KPK.
KPA Lajme Veting

Komisioneri Publik këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurorit Gjon Kodra

Në seancën e së premtes, gjyqtarja Albana Shtylla,  kryesuese e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që po shqyrton çështjen ndaj prokurorit Gjon Kodra, bëri me dije se trupa ishte njohur me materialet sekrete të përfshira në ankimin ndaj prokurorit në kriterin e figurës. Shtylla megjithatë nuk dha detaje mbi përmbajtjen e materialit, ndërsa […]

Foto arkivë e KPK | LSA
KPK Lajme Veting

Prokurori Shpëtim Garunja përballet me pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurori Shpëtim Garunja u përball me pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin ndërsa doli pa probleme në kriterin e pastërtisë së figurës gjatë seancës dëgjimore për procesin e rivlerësimit të tij të kryer në Tiranë të premten më 22 korrik 2022. Garunja, i cili ka një eksperiencë 34 vjeçare në sistemin e prokurorisë, fillimisht si hetues […]

Prokurori Alfred Sali në seancë dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon prokurorin Alfred Sali

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Vlorës Alfred Sali, të cilit gjatë seancës dëgjimore iu vunë në dukje probleme në kriterin e pasurisë. Trupa e KPK që hetoi Salin e përbërë nga Xhensila Pine, kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, arriti në përfundimin […]