Foto arkive - seancë në KPA | BIRN/ Nensi Bogdani
KPA Veting

‘Ithtar i drejtësisë dhe të vërtetës’; prokurori ‘fermer’ kërkon nga KPA kthimin në detyrë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti të martën në mëngjes seancën dëgjimore publike për ankimin e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Adnan Xhelili ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kaulfikimit, KPK për shkarkimin e tij nga detyra.

Gjatë seancës të mbajtur pas vendimin të ndërmjetëm të KPA-së, e cili ka konstatuar shkelje të rënda proceduriale nga ana e KPK-së gjatë rivlerësimit të subjektit, Xhelili i kërkoi trupit gjykues kthimin e tij në detyrë.

“Nuk jam i mbërthyer pas karriges së prokurorit,” tha ai, ndërsa vuri në pah karrierën e gjatë tre dekada në sistemin e drejtësisë. ‘Për sedrën profesionale dhe dinjitetin kërkoj rikthimin në detyrë,” shtoi Xhelili.

Seanca në KPA u përqendrua në deklarimet e subjekit mbi të ardhurat që kanë shërbyer për ngritejn e dy pasurive të paluajtshme – një shtëpi në Tiranë të blerë nga Enti Kombëtar i Banesave dhe një shtëpi tre katëshe e ndërtuar në Borsh.

Xhelili gjithashtu dha shpjegime për të ardhurat e siguruara nga bujqësia, turizmi familjar dhe një hua të dhënë bashkëshortes nga kunati për shlyrjen e një kredie.

Ankimi në KPA i subjekti por shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarja Ina Rama si kryesuese, Sokol Çomo relator, si dhe Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj dhe Albana Shtylla anëtare.

Xhelili i tha trupi gjykues se ai kishte shërbyer me shumë se 3 dekada si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, përfshirë një periudhë 3-vjeçare si drejtues dhe për 1 vit e gjysëm si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ai falenderoi trupën gjykuese të Kolegjit për konstatimin e shkeljeve procedurale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili i ka mohuar subjektin mundësinë për një mbrojtje të përshtatshme në kushtet e pamundësisë shëndetësore.

“Këto shkelje kanë qenë të dukshme dhe të hapura,” tha Xhelili, përpara se t’ia kalonte fjalën mbrojtësit të tij ligjor. “Ndaj meje është kryer nëj proces i parregullt ligjor,” shtoi ai.

Në vazhdim të mbrojtjes, avokati i subjektit deklaroi se shkarkimi i tij nga detyra, ishte bërë nga KPK duke vlerësuar vetëm kriterin e pasurisë, për të cilin ai tha se ishin konstatuar vetëm lapsuse dhe pasaktësi dhe jo fshehje e pasurisë së prokurorit.

“Komisioni ka marrë një vendim duke u bazuar në një metodologji të gabuar,” tha mbrojtësi ligjor i Xhelilit.

Sipas mbrojtjes, KPK përveçse ka përdorur metodologjinë e gabuar për analizën financiare të pasurisë së subejktit, gjithashtu nuk ka marrë në konsideratë një hua të dhënë nga i vëllai bashkëshortes së Xhelilit në vitin 2005, e cila ka shërbyer për shlyrjen e një kredie.

E gjitha pasurie e subjektit përbëhet nga dy asetet, një shtëpi në Tiranë të blerë nga Enti i Banesave dhe një shtëpi në Borsh të ndërtuar në një tokë të përfituar nëpërmjet ligjit numër 7501.

Për shtëpinë e ndërtuar në Borsh avokati thekson se bëhej fjalë për një ‘ndërtim modest’, një ndërtim familjar, për të cilin KPK ka bërë një vlerësim të ganuar se sa ka kushtuar.

“Kërkojmë vlerësim në mënyrë objektive dhe proporcionale të pasurisë së subjektit,” tha ai, ndërsa theksoi se metodologjia e përdorur nga KPK për të vlerësuar pasurinë e Xhelilit nuk përkonte me atë të përdorur nga ILDKPKI dhe raste të ngjshme të vetingut. “Jemi në kushtet kur komisioni ka marrë vendim të gabuar,” insistoi avokati.

Xhelili gjithashtu shpjegoi një hua të marrë nga bashkëshortja nga i vëllai për shlyrjen e një kredie që ka shërbyer si burim të ardhurash për blerjen e apartamentit nga Enti Kombëtar i Banesave.

Ai theksoi se kunati kishte pasur burime të mjaftueshme familjare të ardhurash për huanë, e cila është deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2005. Subjekti insistoi se deficiti negativ në analizën financiare të KPK-së vintë për shkak se nuk ishte marrë në konsideratë kjo kredi.

Ai gjithashtu shpegoi se të ardhurat e siguruara nga bujqësia – kryesisht prodhimi i vajit prej ullinjëve dhe verës nga vreshti, ishin deklaruar në mënyrë periodike në ILDKPKI dhe ai kishte paguar vazhdimisht taksën e tokës në komunën Lukovë.

Xhelili shpjegoi se përpara se të bëhej prokuror ai kishte punuar për 8 vjet në bujqësi dhe mbante një diplomë universitare si agronom. Ai theksoi se kishte dorëzuar tre akt ekspertime në lidhje me të ardhurat e tij nga bujqësia.

“Po të më mohonit rrogën do ishte më e lehtë për mua se të më mohonit këto të ardhurat që janë me djersë dhe gjak,” tha ai, duke ju referuar të ardhurave që siguronte nga toka. “Edhe këmbën e kam thyer në vresht,” shtoi prokurori, duke treguar nga pajisja ortopedike e vendosur në këmbën e tij të djathtë.

Subjekti i kërkoi komisioni riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera të rivlerësimit të magjistratëve dhe trupi gjykues u tërhoq për vendim. Pas shqyrtimi të kërkesës në dhomë këshillimi, trupa vendosi me shumicë votash për hedhjen poshtë të kërkesës si dhe nuk pranoi aktet e ekspertimit të dorëzuara për të ardhurat nga bujqësia.

Më tej relatori i çështjes Sokol Çomo i drejtoj një seri pyetjsh subjektit në lidhje me deklarimet e tij mbi pasurinë – të refklektuar në deklaratat periodike dhe atë veting.

Subjekti sqaroi se të ardhurat e deklaruara në vitin 2005 nga bashkëshortja – që vinin nga punësimi në privat në masën 360 mijë lekë, ishin siguruar nga punësimi në biznesin familjar të dajës së saj. Ai gjithashtu shpjegoi nënyrën e sigurimit të të ardhurave nga turizmit të realizuar nga qiradhënia e shtëpisë në Borsh, si dhe pse nuk ishte shlyer huaja e marrë nga kunati. Gjithashtu subjekti ju pëgjigj një pyetje mbi ndarjen e të ardhurave nga bujqësia si rrjedhojë e bashkëpronësisë së tokës në familjen bujqësore.

Në përfundim të seancën, trupa njoftoi përfundimin e shqyrtimit gjyqësor dhe subjekti kërkoi prishjen e vendimit të KPK-së dhe rikthimin në detyrë. Vendimi i KPA-së pritet të shpallet me datë 29 korrik, në orën 10:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *