Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu në KPA
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Bardhok Lleshi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën vendimin e marrë më 19 shtator për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurorit të Lezhës, Bardhok Lleshi. Vendimi u mor në dhomë këshillimi në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi.

Bardhok Lleshi u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 15 janar 2021, pasi u konkludua se nga vlerësimi në tërësi i gjithë pasurisë që ai zotëron, kishte cënuar besimin e publikut tek tek sistemi i drejtësisë.

Bardhok Lleshi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua si prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2009, Lleshi u transferua në Prokurorinë e Lezhës, ku e ushtroi funksionin deri në momentin që u shkarkua.

Në vitin 2014, ai u kallëzua penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për fshehje pasurie në vlera të mëdha dhe mosdeklarim të pasurive, por çështja u pushua nga prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *