Skeda e pasurisë së deklaruar –Bajram Breçani – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bajram Breçani – Prokuroria e Tiranës

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani do të përballet të mërkurën në orën 14:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK në seace dërgjimore.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Breçani është realizuar në trupa e KPK-së e përbërë nga Etleda Çitja, Pamela Qiko dhe Roland Ilia.

Breçani e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Një vit më vonë ai është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit, ku ka shërbyer deri në vitin 2016, përpara se të transferohej në Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Bajram Breçani nga viti 2013 deri në fund të vitit 2015. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2013, prokurori Bajram Breçani zotëronte një pasuri familjare prej 12.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kapte vlerën e 16.2 milionë lekëve.

Ai zotëron në vitin 2016 likujditete bankare prej 255 mijë lekësh, kursime në cash prej 3.5 milionë lekësh, automjet me vlerë 1.7 milionë lekë lekë, si dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 10.8 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 17.4 milionë lekë, nga të cilat 51.6 % burojnë nga paga e familjarëve, 22.8% nga paga e prokurorit dhe 22.1% të ardhura nga biznesi.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”. Në deklarimin Para Fillimit të Detyrës 2013, subjekti Bajram Breçani, deklaron shtepi banimi 3 katëshe në Tiranë, e ndërtuar në bashkëpronësi me vëllain në vitin 1996 me te ardhura te siguruara nga shitja e apartamenteve te meparshme në Bajram Curri dhe Lushnje, si dhe të ardhura të vëllait si emigrant në Itali. Kjo shtëpi është në proces legalizimi dhe ai zotëron 50%. Nuk është e qartë sa është kontributi i subjektit dhe vëllait të tij për këtë investim si dhe sa është vlera e të ardhurave nga shitja e apartamenteve të mëparshme.Në vitin 2014 djali i subjektit deklaron të ketë marrë dhuratë nga një shtetas një autoveturë tip Benz.

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *