Prokurorja Deniona Katro pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Prokurorja Deniona Katro konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të mërkurën më 12 tetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Deniona Katro. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 10 tetor, u relatua vetëm një barrë prove për pamjaftueshmëri në shumën 256 mijë lekë për blerjen e një automjeti, gjetje për të cilën ajo dha shpjegime. Katro u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Në seancë u relatua se ndaj saj nuk ishte depozituar në Komision asnjë denoncim apo ankesë

Procesi i vetingut për prokuroren Deniona Katro u krye nga trupa e KPK, e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon.

Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore. Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *