Gjyqtarja Anila Karanxha në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Anila Karanxha kundërshton bilancin negativ për një apartament të babait

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Karanxha u përball të mërkurën më 19 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për burimet e një apartamenti të blerë nga prindërit, pasuri për krijimin e të cilës ishte konstatuar bilanc negativ, si dhe për disa gjetje në aspektin profesional.

Karanxha mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Karanxha po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Anila Karanxha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe punoi si gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës së Lushnjës. Prej vitit 2016, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Barra e provës për pasurinë

Komisioni nuk ka gjetur probleme në krijimin e likujditeteve në vlerën 10 mijë e 600 euro, me burim pagat si gjyqtare dhe pedagoge e jashtme. Zhegu sqaroi se prej hetimit paraprak ishte konstatuar fillimisht një balancë negative në shumën 179 mijë lekë në vitin 2007, por pasi Karanxha ka vërejtur se kishte një gabim në analizën financiare, Komisioni e ka korrigjuar prej nga ka rezultuar bilanc pozitiv.

Po ashtu, ka rezultuar se Karanxha ka pasur munëdsi për blerjen e një automjeti të llojit Benz në vitin 2012 kundrejt çmimit 6500 euro, me burim të deklaruar pagat dhe një kredi.

Si adresë banimi, subjekti ka deklaruar një apartament në pronësi të prindërve të blerë prej tyre në vitin 2006. Ajo ka shpjeguar se nuk ka kontribuar për blerjen e kësaj pasurie pasi atëherë ka qenë ende në vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës.

Megjithatë, ajo ka shpjeguar se si burim kanë shërbyer të ardhurat nga shitja e një apartamenti që kanë zotëruar prindërit më parë, pagat e tyre, një shpërblim i përfituar prej të atit për largim të padrejtë nga puna, si dhe një kredi. Zhegu pohoi se prej analizës financiare, ka rezultuar se prindërit e subjektit kanë pasur mundësi për krijimin e kësaj pasurie.

Ndërkohë, nga hetimi administrativ ka rezultuar se prindërit e subjektit kanë blerë nje tjetër apartament tek e njëjta shoqëri në vitin 2009. Edhe në këtë rast Karanxha ka deklaruar se nuk ka kontribuar në blerjen e kësaj pasurie. Ajo ka sqaruar se si burim kanë shërbyer të ardhurat nga puna e prindërve, shitja e apartamentit dhe nga vendimi gjyqësor për dëmshpërblimin e të atit.

Nga analiza financiare paraprake e kryer në Komision për këtë pasuri ka rezultuar bilanc negativ në vlerën 4.7 milionë lekë.

 

Gjyqtarja Karanxha këmbënguli se, nga pikëpamja ligjore prindërit nuk mund të konsiderohen persona të lidhur të saj, pasi është ndarë nga trungu familjar në vitin 2014, pas hyrjes në fuqi të legjislacionit për vetingun e magjistratëve.

“Nuk kanë pasur detyrim ligjor të deklaronin pasuritë e tyre”, pohoi Karanxha.

Në vijim, subjekti sqaroi se në një prej apartamenteve të prindërve ka vetëm të drejtë banimi. Sipas Karanxhës, i lind detyrimi të justifikojë vetëm pasurinë e prindërve që ajo përdor dhe jo të tjerat.

Megjithatë, gjyqtarja Karanxha pretendoi se prindërit kishin pasur të ardhura të konsiderueshme në vite, që e tejkalonin vlerën e investimeve dhe shpenzimeve të kryera prej tyre.

Ajo tha se kishte provuar se babai ishte regjistruar dhe kishte punuar si avokat gjatë periudhës 1993-2000 dhe se më pas ishte emëruar si drejtor në nje ministri.

Karanxha tha se i ati kishte rifilluar të ushtronte profesionin e avokatit në viti 2007. Ajo rënditi disa recensa e vendime që sipas saj vertetonin ushtrimin e aktivitetit të avokatit nga babai.

Sipas subjektit, ka qenë e pamundur të ruhej gjithë dokumentacioni kontabël për gjithë periudhën, pasi bëhet fjalë dhe për kohë të hershme. Ajo theksoi se disa vendime Gjykatës së Larte dhe për çështje penale të rënda ishin tregues se babai ka qenë avokat i suksesshëm dhe se ka pasur të ardhura të konsiderueshme nga përfaqësimet ligjore të kryera prej tij.

Karanxha tha se kishte kryer ekspertim lidhur me të ardhurat e babait dhe se ai rezultonte me bilanc pozitiv në shumën 6 milionë lekë për gjithë pasuritë e krijuara dhe shpenzimet e kryera.

Ajo kërkoi që KPk të konsiderojë se i ati kishte pasur të ardhura të konsiderueshme në vite, se kishte pasur në llogari vlera të mëdha monetare, si dhe se kishte shitur një apartament të përfituar nëpërmjet privatizimit.

“Prindërit kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për të blerë apartamentin. Kam provuar ligjshmërinë e pasurive të tyre”, theksoi Karanxha.

Figura dhe profesionalizmi

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar ka dorëzuar raport pozitiv për gjyqtaren Karanxha. Po ashtu, edhe Komisioni nuk ka gjetur probleme në drejtim të pastërtisë së figurës.

Nga verifikimi çështjeve profesionale janë evidentuar në dy raste tejkalimeve të afateve të gjykimit.

Gjyqtarja Karanxha vërejti se një çështje kishte qenë për veprën penale të vrasjes dhe se ishte nevojitur të pyeteshin dëshimtarë. Sipas saj, gjatë gjykimit ishte zbuluar një provë e re që kishte kërkuar verifikime të mëtejshme dhe për këto arsye kishte vijuar rreth një muaj tej afatit standard.

Karanxha këmbënguli se kjo zgjatje e gjykimit nuk kishte cënuar të drejtat e palëve, por kishte mubdësur zbulimine motivit të ngjarjes.

Për çështjen tjetër shpjegoi se zgjatja kishte ndodhur për shkak te pritjes së nje leter porosie nga jashtë shtetit.

Zhegu pohoi se nga shtatë ankesa të depozituara me parë pranë inspektoriatit të Ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë regjistruar për efekt të vlerësimit profesional dy prej tyre.

Ndërkohë, nje ankesë e kryer pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtjësisë lidhur me një çështje të gjykuar nga subjekti është arkivuar deri në pritje të shqyrtimit në Apel.

Për një çeshtje te arkivuar, Karanxha deklaroi se afati nuk mund te ishte matematikor, pasi duhej vlerësuar dhe kompleksiteti dhe sjellja e pamëve në proces. Sipas saj, asnjëherë shtyrjet nuk kishin ardhur për shkak të gjykatës.

Ndaj gjyqtares Anila Karanxha janë depozituar 14 denoncime nga publiku. Zhegu sqaroi se subjektit i janë kërkuar shpjegime për tre prej tyre.

Një prej denoncuesve është ankuar se kur ka kryer padi ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, subjekti e ka kthyer për plotësim duke i kërkuar të pasqyronte edhe atësinë e të paditurve. Denoncuesi ka pretenduar se palët e paditura ishin lehtësisht të identifikueshme nga gjykata.

Karanxha vërejti se veç mospasqyrimit të atesisë se palëve te paditura, paditësi nuk kishte përcaktuar as masën e dëmit që kërkonte. Ajo solli në vëmendje të Komisionit se ky subjekt nuk kushte bërë ankim.

Një tjetër denoncues ka pretenduar se subjekti ka zvarritur për dy vjet një çështje ku ai ishte palë paditëse për nje konflikt pronësie. Zhegu verejti se Karanxha kishte dhënë dorëheqje nga shqyrtimi i kësaj çështjeje.

Edhe një tjetër denoncues ka pretenduar zvarritje të procesit.

Karanxha shpjegoi se një një prej këtyre çështjeve paditësi kishte përdorur shprehje fyese dhe të papërshtatshme dhe për kete arsye kishte kryer kallëëxim penal ndaj tij.

Për çeshtjen tjetër ajo sqaroi se ishte lënë në fuqi nga gjykatat më te larta. Sipas subjektit, ankesa lidhjej me vendimmarrjen që është shqyrtuar nga gjykata më e lartë dhe është lënë në fuqi.

Në përfundim, Karanxha kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 21 korrik, në orën 09:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *