Sokol Çomo, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Foto: Nensi Bogdani/ LSA
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Klodiana Gjyzarit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 18 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkrkimit nga detyra të ish gjyqtares së Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Albana Shtylla dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Gjyzarit ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Klodiana Gjyzari u shkarkua nga detyra më 1 shkurt 2021, pasi KPK konkludoi se ajo nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, ndërss në vlerësimin tërësor të çështjes u çmua se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Klodiana Gjyzari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Ajo e ushtroi funksionin në shkallë të parë deri në vitin 2014, kur u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Vlorës, detyrë që e mbajti deri në shkarkimin nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *