Skeda e pasurisë së deklaruar –Artur Cara– Prokuroria e Fierit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Artur Cara– Prokuroria e Fierit

Prokurori Artur Cara i Prokurorisë së Fierit do të përballet të mërkurën më 19 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Firdes Shuli.

Artur Cara e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2000. Ai u emërua prokuror në vitin 2009 dhe punon prej asaj kohe në Prokurorinë e Fierit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Artur Cara nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Artur Cara.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Artur Cara nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 7.1 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5.7 milionë lekë, automjet me vlerë 896 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 498 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 20 milionë lekë, nga të cilat 62% kanë si burim pagën e subjektit, 32% pagën e familjarëve dhe 4.7% të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Artur Cara ka shkëputje nga deklarimi i interesave private në periudhën 2004- 2009. Në deklarimin periodik vjetor 2004 deklarohet apartament banimi me sipërfaqe 110 m2, me çmim 32,000 USD dhe 0% pronësi. Nuk ka detaje lidhur me këtë transaksion, në pronësi të kujt është dhe nëse është paguar apo jo nga subjekti. Në vitin 2009 rideklarohet apartament banimi në bashkëpronësi me bashkëshorten në shumën 38,000 USD porositur dhe paguar në vitet 2001-2002 me të ardhurat e akumuluara ndër vite.

Kontrolli aritmetik/logjik për vitin 2011 rezulton me pamundësi financiare për të justifikuar shlyerjen e pjesshme të kredisë në shumën 14,715 USD.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *