Skeda e pasurisë së deklaruar –Kreshnik Ajazi –Prokuroria e Elbasanit
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Kreshnik Ajazi –Prokuroria e Elbasanit

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2009 deri në fund të vitit 2017.Prokurori Kreshnik Ajazi, i zgjedhur së fundmi nga KLP si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të premten më 25 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu.

Kreshnik Ajazi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Vlorës.  Prej vitit 2012, Ajazi e ushtron funksionin në Prokurorinë e Elbasanit.

Ajazi u promovua si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, pas një procesi paralel vetingu të kryer nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mars 2021. Ai ishte kandidati i vetëm për postin që mban aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Kreshnik Ajazi nga viti 2009 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2009, prokurori Kreshnik Ajazi deklaronte pasuri me vlerë 517 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria kap vlerën e 3.4 milionë lekëve.

Pasuria përbëhet nga 2.4 milionë likujditete bankare dhe 1 milion lekë kursime të akumuluara në cash.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 8.8 milionë lekë me burim në 97% të tyre pagën e Z. Ajazi si prokuror. Rreth 1.7% e të ardhurave kanë si burim dhuratën në cash nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” vlerat financiare të dhuruara nga familjarët si dhe deklarimin e pjesshëm të të ardhurave në një vit të deklarimit.

Subjekti Kreshnik Ajazi deklaron dhuratë në cash nga prindërit në shumën 200,000 lekë në vitin 2009.

Në vitin 2010, subjekti Kreshnik Ajazi deklaron të ardhura page vetëm për periudhën nëntor-dhjetor si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe jo për periudhën kur ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë viteve, subjekti deklaron të jetë bashkëkredimarrës/dorëzanë në kredi komsumatore me vëllanë dhe familjarë në total vlera 2,020,000 lekë, të cilat shërbejnë për blerje automjeti dhe shpenzime konsumatore, kredi që sipas subjektit shlyhen nga vetë personat pavarësisht se deklarohen shlyerje kredie në deklarata vjetore.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *