Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Erjon Imeraj do të përballet të mërkurën më 12 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Roland Ilia.
Erjon Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë prej vitit 2012.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Erjon Imeraj nga viti 2012 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2012, prokurori Erjon Imeraj deklaronte pasuri me vlerë 750 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare është gati 3.5 milionë lekë.
Ai zotëron likujditete bankare prej 2.4 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë rreth 1 milion lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 13.2 milionë lekë, nga të cilat 59% burojnë nga paga e subjektit dhe 38% nga paga e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al