Skeda e pasurisë së deklaruar –Klorinda Çela –Gjykata e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Klorinda Çela –Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Klorinda Çela e Gjykatës së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2016.Klorinda Çela, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës do të përballet të premten më 22 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Etleda Çiftja.

Klorinda Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2014, ministri i Drejtësisë së kohës kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Klorinda Çela dhe bashkëshortit të saj, Ken Dhima për shkak të problemeve me pasurinë.

Kërkesa për procedim disiplinor u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Klorinda Çela nga viti 2004 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Klorinda Çela.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, gjyqtarja Klorinda Çela deklaronte pasuri me vlerë 850 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 29.9 milionë lekëve.

Pasuria familjare përbëhet nga pasuri e paluajtshme me vlerë 24.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 4.3 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 1.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të deklaruara për periudhën janë 37.3 milionë lekë, nga të cilat 31% kanë si burim pagën e Znj. Çela, 23% pagën e bashkëshortit si dhe 14% të ardhurat nga mësimdhënia. Subjekti deklaron gjithashtu 17% të të ardhurave totale nga qiratë, 8% nga autorësia dhe shitja e librave dhe 5% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Klorinda Çela rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për vitet 2005 dhe 2014 në vlerën 2,976,501 lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” të cilat lidhen me huatë dhe detyrimet financiare si dhe dhuratat në cash. Më konkretisht në vitin 2006, subjekti deklaron detyrim ndaj një personi fizik për blerjen e apartamentit në vitin 2005 në vlerën e 2,000,000 lekëve.

Në vitin 2010 deklarohet kredi bankare në shumën 10,000,000 Lekë, për të cilën sqarohet në vitin 2014 që subjekti është dorëzanës e si rrjedhojë këstet shlyhen nga të tretë. Referuar vetëdeklarimit është e paqartë mënyra e shlyerjes së kësaj kredie ndër vite.

Në vitin 2011, subjekti deklaron dhuratë në cash në vlerën e 15,000 eurove si dhe një automjet dhuratë të përfituar nga bashkëshorti i saj.

Në vitin 2015, gjyqtarja Klorinda Çela deklaron se ka përfituar nga babai si hua pa interes 14,000,000 lekë, të cilat kanë shërbyer si burim për blerjen e dy ambienteve në Laprakë të Tiranës.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011  

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *