Prokurori Albert Kuliçi i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2010 deri në fund të vitit 2019.Prokurori i Prokurorisë së Vlorës, Albert Kuliçi do të përballet të enjten më 7 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.
Albert Kulici përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Vlorë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Albert Kuliçi nga viti 2010 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2010, prokurori Albert Kuliçi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 4.8 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 3.8 milionë lekësh, një automjet me vlerë 600 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 400 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 16.5 milionë lekë, nga të cilat 73% burojnë nga paga e Z. Kuliçi dhe 23% nga paga e bashkëshortes.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarimi Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al