Komisioneri Publik Florian Ballhysa gjatë një seance në KPA. Foto:Vladimir Karaj
Artikull kryesor ! KP Lajme

Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK

Mandati i dy organeve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i “Vetingut”, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë përfundon në dhjetor 2024 dhe kompetencat e tyre kushtetuese kalojnë tek këshillat drejtues dhe drejtuesi i SPAK. Drejtuesi i SPAK, sipas Kushtetutës, do të ketë detyrën përfaqësimin e çështjeve në […]

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetari i nënkomisionit të dizinformimit, Erjon Braçe | Foto: LSA
Blog

Fantazma e dizinformimit nuk mund të shmangë problemet reale të medias dhe informimit

Deputetët socialistë të Kuvendit të Shqipërisë themeluan pa pjesëmarrjen e opozitës një komision që i ka vënë vetes një detyrë të madhe, të luftojë, duke u konsultuar me SHBA, NATO, BE, mediat, organizatat e të drejtave, etj. etj., “dezinformimin [SIC] dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Le t’i […]

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj gjatë leximit të raportit. Foto kortezi nga Kuvendi i Shqipërisë.
Analiza Artikull kryesor !

Verifikimi i ‘dyfishtë’ mban peng vakancat në kupolën e drejtësisë

Kuvendi shpalli vjet në korrik thirrjen për aplikime nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por kur po bëhet gati një vit nga nisja e procesit, përzgjedhja e anëtarëve të rinj duket ende larg. Mandati i 3 anëtarëve të KLGJ […]

Kryetari i KPK-së, Roland Ilia dhe ish-kryetarja Pamela Qirko gjatë dorëzimit të detyrës. Foto kortezi nga KPK.
Artikull kryesor ! KPK Lajme

Gjykata e Lartë i cilësoi hipotetike pretendimet e KPK për pasojat që do të sillte transparenca për sponsorin privat

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i ka cilësuar si hipotetike parashtrimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ardhjen e pasojave të rënda e të pariparueshme nga ekzekutimi i vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ, që e detyron të publikojë emrin e sponsorit të një aktiviteti në resortin luksoz […]

Majlinda Tosku | Foto: Ldmond Hoxhaj
KPK Lajme

Ndihmësja ligjore Majlida Tosku shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 13 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Majlida Tosku. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Gjatë seancës dëgjmore të premten […]

Takimi në Durrës për hartën e re gjyqësore. Foto:Vali Qyrfyçi.
Lajme

Avokatët e Durrësit paralajmërojnë se harta e re gjyqësore do të nxisë vetëgjyqësi

Harta e re gjyqësore e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor hasi në të njëjtat kundërshtime edhe gjatë prezantimit të saj para magjistratëve e avokatëve në Durrës. Kryetari i sapo zgjedhur i Dhomës së Avokatisë Durrës, Lorval Petani duke kundërshtuar argumentet e KLGJ-së për përparësitë që sjell harta e re, theksoi se ajo i largonte […]