Majlinda Tosku | Foto: Ldmond Hoxhaj
KPK Lajme

Ndihmësja ligjore Majlida Tosku shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 13 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Majlida Tosku. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Gjatë seancës dëgjmore të premten më 9 shkurt, Tosku dha shpjegime për një banesë pesë kate në Tiranë në emër të prindërve dhe vëllezërve të ndërtuar para fillimit të detyrës, si dhe për burimet e një gjendjeje cash. Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Ndihmësja ligjore Majlida Tosku e ka filluar detyrën në vitin 2016 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe prej 2020-ës e ushtron në Apel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *