Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën më 15 janar të deklarojë fajtore ish-kryetaren e Bashkisë Patos, Rajonda Balilaj për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim me tre vartës të saj, të cilët edhe këta u deklaruan fajtorë […]
Tag: BE
Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]
Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj
Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]
Abuzimet me fondet e BE-së, arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj
Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Masa e sigurisë ndaj Beqaj është marrë me kërkesë të SPAK, si pjesë e hetimeve për abuzime me fondet e BE-së gjatë periudhës që Beqaj mbante postin e drejtorit të SASPAC. Beqaj ka qenë […]
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Aurel Zarka
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë të premten më 28 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët, gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka […]
Prokurori Aurel Zarka përballet me vetingun
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u përball të enjten më 27 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme dhe për katër […]





