Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqësoi drejtuesin e SPAK pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkoi të martën shkarkimin nga detyra të prokurorit Aurel Zarka për cënimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Lidhur me kriterin e figurës, Xholi konstatoi se Autoriteti për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK ka ndryshuar konstatimin fillestar […]
Tag: Drejtuesi i SPAK
Drejtuesi i SPAK kërkon mbylljen e vetingut të Mimoza Margjekës pa vendim përfundimtar
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 10 shkurt me parashtrimet dhe konkluzionet në çështjen e vetingut të ish-gjyqtares së shkarkuar nga KLGJ, pas dënimit të saj me vendim të formës së prerë për korrupsion. Margjeka nuk ishte e pranishme në seancë, ndërkohë që Kolegji konstatoi se ajo nuk kishte paraqitur […]
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtares Vjollca Spahiu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 4 shkurt me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtares së Tiranës, Vjollca Spahiu. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje deklaroi se u qëndronin shkaqeve të ankimit lidhur me probleme në kriterin e pasurisë dhe kërkoi shkarkimin e […]
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Agron Bushati
Drejtuesi i SPAK kërkoi të enjten më 13 nëntor shkarkimin e prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati për cënim të besimit të publikut, lidhur me qëndrimet në dy çështje të hetuara prej tij dhe për një video ku ai shfaqet me armë të ftohta, prova të sekuestruara të prokurorisë ku ushtronte funksionin. Ndërsa subjekti dhe përfaqësuesja […]
Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbeten në fuqi në KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 12 nëntor pushimin e çështjes së vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Julian Haxhiu, për shkak të heqjes dorë nga shkaqet e ankimit prej drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqësoi drejtuesin e SPAK në këtë çështje, deklaroi në seancë se hiqnin […]





