Prokurori Sokol Nishani pas seancës dëgjimore në KPK.
Analiza KPK

Argumentet e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit Sokol Nishani

Prokurori i Durrësit, Sokol Nishani u konfirmua në detyrë më 19 prill 2023 bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, pasi KPK reduktoi bilancet negative bazuar në provat e administruara dhe shpjegimet e subjektit. Sipas vendimit të arsyetuar, KPK ndryshoi gjithashtu një qëndrim të mëparshëm mbi shitjen e automjeteve më shtrenjtë sesa ishin blerë, duke […]

Prokurorja e Vlorës Vitjuna Mata pas seancës në KPK. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon prokuroren Vitjuna Mata

Prokurorja e Vlorës Vitjuna Mata u konfirmua të martën nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore thuajse pa probleme, në të cilën prokurores i kërkuan shpjegime për pasuritë e bashkëshortit para martese. Matës nuk iu konstatuan probleme të figurës apo profesionalizmit. Vendimi u mor nga një trupë e kryesuar nga Xhensila […]

Prokurori Julian Zonja pas seancës dëgjimore me KPK.
Artikull kryesor ! KPK Lajme Veting

Hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt rihapin vetingun e prokurorit Julian Zonja

Të hënën në mëngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK mbajti seancëne dytë dëgjimore publike ndaj prokurorit të Tiranës, Julian Zonja. KPK duket se kishte “harruar” të përfshinte në hetimin administrativ ndaj subjektit të rivlerësimit, çështjen e hetuar prej tij të vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në gusht 2016 në landfillin e Sharrës. Në seancën […]

Prokurorja e Vlorës Vitjuna Mata pas seancës në KPK. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurorja Vitjuna Mata jep shpjegime për pasuritë e bashkëshortit para martesës

Prokurorja e Vlorës Vitjuna Mata u përball të premten më 16 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore ajo dha shpjegime të përmbledhura për pamundësitë e konstatuara në krijimin e pasurive të bashkëshortit. Pasuritë siç doli në seancë ishin vënë kryesisht para fillimit të detyrës nga Mata dhe një pjesë […]

Prokurorja Elena Pelushi, Ballakbashi, pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon prokuroren Elena Pelushi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten konfirmimin në detyrë të prokurores së Durrësit Elena Pelushi (Bakallbashi). Trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Firdes Shuli anëtare dhe Olsi Komici relator, vuri në dukje gjatë një seance të shkurtër dëgjimore se Pelushit nuk i ishin gjetur probleme. KPK tha se kishte hetuar pasurinë e […]