Gjyqtari Andri Ymeri pas seancës së katërt dëgjimore me KPK. Foto: BIRN.
KPK

Mes kërkesave për përjashtim, KPK gjen probleme të pasurisë dhe figurës për Andri Ymerin

Seanca e katërt dëgjimore e zhvilluar të hënën më 12 dhjetor 2022 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri u zhvillua pjesërisht dhe dështoi të përfundonte pas kërkesave të reja të subjektit për përjashtimin e anëtareve të trupës. Një kërkesë e kryesueses […]

Gjyqtari Adnri Ymeri dhe avokati Arben Llangozi duke dalë nga KPK | Foto:  Edmond Hoxhaj BIRN
KPK Veting

Kërkesat për përjashtimin e komisionereve, shtyhet për të tretën herë seanca për Andri Ymerin

Seanca dëgjimore për gjyqtarin e Shkodrës, Andri Ymeri u shty për të tretën herë të premten më 9 dhjetor, pas kërkesave të tij për përjashtimin e dy prej anëtarëve të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK. Ngjashëm, bazuar në kërkesat për përjashtimin e dy anëtarëve të trupës së mëparshme, u shty edhe seanca […]

Gjyqtari Arbër Çela pas vendimit të konfirmimit në detyrë nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Arbër Çela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 7 dhjetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, Arbër Çela. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa (Bungo). Gjatë seancës dëgjimore më 2 […]

Gjyqtari i Shkodrës, Arbër Çela pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtari Arbër Çela përballet me balanca negative në blerjen e një apartamenti

Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës, Arbër Çela u përball të premten më 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balanca negative në vlera të konsiderueshme për blerjen e një apartamenti, dyshime për formalizimin e blerjes së një automjeti dy vjet me vonesë për shkak të mungesës […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Çela – Gjykata e Shkodrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Çela – Gjykata e Shkodrës

Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës, Arbër Çela do të përballet të premten më 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Arbër Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punon prej […]

Gjyqtari Andri Ymeri pas seancës së dytë dëgjimore. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Pas një “breshërie” kërkesash, shtyhet sërish seanca për gjyqtarin Andri Ymerin

Menjëherë sapo mori fjalën pas përshëndetjeve të kortezisë, gjyqtari Andri Ymeri i vuri në dukje trupës së KPK-së se kishte një sërë kërkesash paraprake. “I doni një e nga një apo me breshëri,” tha Ymeri duke iu drejtuar kryesueses së seancës dëgjimore, Pamela Qirko. Pas disa vërejtjesh për shpejtësinë e leximit, Qirko ia la në […]