Problemet me pasurinë dhe vendimi i debatueshëm në favor të biznesmenit Francesco Bechetti, penalizuan gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Kaçe Agolli.
Tag: Gjyqtar
KPK e gjeti gjyqtarin Desart Avdulaj me dy makina të fshehura dhe hua të pajustifikuara
Mungesa e burimeve të ligjshme të tre huadhënësve, dyshimet për fshehjen e dy makinave dhe pasaktësitë në deklarimin e të ardhurave cash çuan në shkarkimin nga KPK të gjyqtarit Desart Avdulaj.
KPK u nda për riçeljen e hetimit të figurës dhe profesionalizmit të gjyqtares Adelina Zarka
Komisionerët Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici i konsideruan të mjaftueshme për shkarkimin mungesat financiare dhe gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit, ndërsa kryesuesja Xhensila Pine shkon me tej duke kërkuar riçeljen e hetimit për të vlerësuar mbi mosdeklarimin e kontaktit të bashkëshortit me një person të dënuar për krim të organizuar, si dhe çmon […]
KPA me dy qëndrime për vetingun e gjyqtarëve të shkarkuar për korrupsion
Kolegji e cilësoi të drejtë vendimin e Komisionit për përfundimin e vetingut pa vendim përfundimtar për ish-gjyqtarin e shkarkuar për korrupsion, Ibrahim Hoxha, duke shënuar standard të ndryshëm nga qëndrimi që mbajti për çështjen e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, kur u pranua ankimi i Komisionerit Publik, Darjel Sina i cili kërkoi unifikimin e praktikës për çështje […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Gurali Brahimllari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur unanimisht të largojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari.
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Genti Shala
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se pas rihetimit nuk u gjetën prova që të cënonin vendimin e Komisionit të Pavarur për gjyqtarin e Apelit të Tiranës Genti Shala dhe me shumicë votash la në fuqi vendimin e konfirmimit.