Gjyqtari Genti Shala | Foto : Edmond Hoxha
KPA Lajme Vendi

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Genti Shala

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se pas rihetimit nuk u gjetën prova që të cënonin vendimin e Komisionit të Pavarur për gjyqtarin e Apelit të Tiranës Genti Shala dhe me shumicë votash la në fuqi vendimin e konfirmimit.

Gjyqtari Genti Shala | Foto : Edmond Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të hënën se pas rihetimit nuk u gjetën prova që të cënonin vendimin e Komisionit të Pavarur për gjyqtarin e Apelit të Tiranës Genti Shala. Kreu i trupës Sokol Çomo tha se Kolegji me shumicë votash kishte vendosur lënie në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Shalës.

Trupa që gjykoi rastin kishte si relatore gjyqtaren Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz. Kolegji çeli hetimet bazuar në një denoncim mbi pasurinë e gjyqtarit Shala dhe shqyrtoi edhee katër denocnime që u morën gjatë kohës që çështja ishte në apel.

Çomo tha se pas hetimeve KPA-së nuk i kishin rezultuar të dhëna që penalizonin gjyqtarin. “Denoncimi i referuar nga Komisioneri Publik për dyshime në pasuri të fshehura, nuk kishte të dhëna të vërteta”, lexoi Çomo si pjesë nga vendimi i shkurtuar. Ai tha se edhe nga hetimi i çështjes nuk “rezultuan të dhëna që do të ndryshonin vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

Edhe Komisioneri Publik Dariel Sina i kërkoi KPA lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.

Gjyqtari Genti Shala u konfirmua në detyrë më 4 gusht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa një çështje e gjykuar prej tij u transferua për inspektim në ILD. Vendimi i zbardhur i KPK-së tregon se gjyqtari Shala mori vlerësime pozitive për figurën dhe profesionalizmin, si dhe arriti të bindte trupën gjykuese se një apartament i blerë në vitin 2000 për të cilin u ngritën dyshime për pronësinë nëse i përkiste në të vërtetë tezes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *