Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi, pas vendimit të KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Vendi

Prokurori Albert Kuliçi kalon shkallën e parë të vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të konfirmojë në detyrë prokurorin e Vlorës Albert Kuliçi.

Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi, pas vendimit të KPK. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi. Gjatë seancës dëgjimore të enjten prokurori Kuliçi dha shpjegime për pasurinë, mw sw shumti për dy shtëpi të babait, një në Tropojë dhe tjetra në një fshat të Durrësit.

Komisioni evidentoi në seancë se Kuliçi kishte provuar që shtëpia në Tropojë ishte e pabanuar prej vitesh dhe se në të nuk ishin kryer investime nga prokurori. I njëjti konstatim u mbajt edhe për shtëpinë në Durrës, për të cilën vetë Kuliçi kishte deklaruar investime të kryera dhe që sipas KPK-së, mbuloheshin me të ardhura të ligjshme. Kuliçi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Trupi gjykues që hetoi Kuliçin kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin.

Prokurori Albert Kuliçi ka filluar punë në vitin 2010 dhe punon prej vitesh në prokurorinë e Vlorës. Në dhjetor 2019, makina që ai përdorte u hodh në erë me eksploziv. Atentati u konsiderua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si sulm për shkak të funksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *