Gjyqtarja Nertila Kape pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Nertila Kape konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 15 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares se Gjykatës së Tiranës, Nertila Kape. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore të premten më 12 janar, KPK nuk evidentoi probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Nertila Kape përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, ajo u emërua në Gjykatën e Dibrës. Në tetor të vitit 2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi transferimin e gjyqtares Kape në Gjykatën e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *