Skeda e pasurisë së deklaruar – Avni Sejdi – Gjykata Administrative Tiranë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Avni Sejdi – Gjykata Administrative Tiranë

Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë do të përballet të hënën më 15 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo.

Avni Sejdi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Në vitin 2007, Sejdi u transferua në Gjykatën e Pukës dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Avni Sejdi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Gjykatës Administrative të Tiranës, Avni Sejdi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Avni Sejdi zotëronte pasuri me vlerë 650 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 8 milionë lekëve.

Sejdi zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 4.7 milionë lekë, automjet me vlerë 1.4 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.1 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 150 mijë lekësh. Ai deklaron gjithashtu huadhënie në vlerën e 619 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 23.5 milionë lekë, nga të cilat gati 82% kanë si burim pagën e subjektit, 10.8% pagat e familjarëve dhe 7.3% dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” dhuratat në cash dhe huamarrjet e shpeshta nga familjarët.

Subjekti Avni Sejdi deklaron në vitin 2005 prenotimin e një apartament banimi me kontratë porosie dt. 20.02.2004 në Tiranë me vlerë 4,720,000 lekë. Burimi i krijimit janë kursimet nga pagat, kredi 400,000 lekë dhe dhuratë nga vëllezërit emigrantë në shumën 14,000 euro. Një vlerë prej 1 milion lekësh deklarohet e papaguar.

Në vitin 2008, subjekti rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e aseteve dhe diferenca negative është 350,847 lekë, pa llogaritur shpenzimet jetike për konsum familjar.

Gjatë periudhës 2005-2017 subjekti deklaron huamarrje të shpeshta nga të afërmit të cilat kryesisht janë shlyer brenda vitit.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *