Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Olkeda Liçe pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtarja Olkeda Liçe konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 19 dhjetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Fierit, Olkeda Liçe. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me anëtare Suela Zhegun dhe relatore Alma Faskaj.

Gjatë seancës dëgjimore më 16 dhjetor, Liçe u përball në Komision me pyetje mbi profesionalizmin dhe mbi të ardhurat nga bastet të ish-bashkëshortit me të cilin kishte pasur një raport të vështirë. Liçe vlerësoi hetimin, por këmbënguli që financat e saj të trajtoheshin veçmas.

Asaj po ashtu iu kërkuan shpjegime mbi atë që Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte vlerësuar si “mungesë aftësish organizative”, sa i përket numrit të lartë të seancave për dy çështje, zvarritjen e disa dosjeve dhe pyetje mbi një denoncim dhe një rast të dyshuar për konflikt interesi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *