Gjyqtarja Majlinda Dogga në KPK
KPK Veting

Gjyqtarja Majlinda Dogga konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 19 dhjetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Majlinda Dogga. Vendimarrja u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Alma Faskajn.

Gjyqtarja Majlinda Dogga e Gjykatës së Tiranës u përball të hënën më 12 dhjetor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për pasaktësitë dhe mospërputhjet në deklarimet e likujditeteve; për balanca negative në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve.

Gjyqtarja Dogga u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa u evidentuan ankesa të palëve në proces për zvarritje të gjykimit si dhe për gjykimin e një çështje në kushtet e konfliktit të interesit.

Majlinda Dogga e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *