Skeda e pasurisë së deklaruar – Alfred Konomi – Gjykata e Fierit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Alfred Konomi – Gjykata e Fierit

Gjyqtari Alfred Konomi i Gjykatës së Fierit do të përballet të martën më 20 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko.

Alfred Konomi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Alfred Konomi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Alfred Konomi.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Alfred Konomi deklaronte pasuri me vlerë 3.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare e deklaruar është 4.9 milionë lekë.

Ai zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 3 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 700 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.7 milionë lekë, nga të cilat gati 66% burojnë nga paga e subjektit dhe 34% nga paga e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *