Kolegji i Posaçëm i Apelimit është ndarë në mënyrën e ndryshimit të vendimit, ku shumica ka kërkuar prishjen duke sjellë një proces dhe vendimarrje të re të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa pakica vlerëson se do të ishte e mjaftueshme vetëm të ndryshohej disponimi përfundimtar.
Tag: Gjyqtar
Skënder Damini u dorëhoq pasi i kaloi barra e provës për pasurinë
Gjyqtari i Apelitr Vlorë, Skënder Damini u dorëhoq nga detyra kur Komisioni i kaloi barrën e provës vetëm për kriterin e pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll hetimi administrativ afro 3-vjeçar. Damini refuzoi të dëgjohej në seancë dëgjimore dhe kërkoi pushimin e hetimit me qëllim shmangien e sanksionit që e ndalon të […]
Gjyqtari Elidon Papazisi u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Elidon Papazisi hoqi dorë nga detyra pasi KPK e njohu me rezultatet e hetimit administrativ 2-vjeçar në të tre kriteret e rivlerësimit.
KPK riçel hetimin për gjyqtaren Tereza Merkaj dhe e konfirmon në detyrë
Komisioni njoftoi se kishte riçelur hetimin administrativ mbi dy transaksione bankare të kryera nga gjyqtarja e Tereza Merkaj kur ishte studente dhe pas shpjegimeve të saj e konfirmoi në detyrë.
Gjyqtarja Arbana Selmanaj konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi unanimisht në detyrë gjyqtaren e Vlorës, Arbana Selmanaj.
Gjyqtarja Matilda Llangozi konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon unanimisht gjyqtaren e Beratit, Matilda Llangozi






