Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon unanimisht gjyqtaren e Beratit, Matilda Llangozi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli te martën vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Beratit, Matilda Llangozi. Gjatë seancës dëgjimore të premten më 10 dhjetor, gjyqtarja Matilda Llangozi u përball me pyetje për pasaktësi në deklarimet e pasurisë, por siç u relatua i ishte kaluar barrë prove vetëm për një bilanc negativ prej rreth 270 mijë lekësh.
Ndaj Llangozit u lexua po ashtu një raport negativ prej DSIK-së, por që u rrëzua nga vetë KPK si i pabazuar në prova.
Gjyqtarja Matilda Llangozi tha në seancë se vlerësonte hetimin e Komisionit dhe u ndal shkurt në pak sqarime mbi pasurinë, ndërsa raportin e DSIK-së e cilësoi të pabazuar dhe tendencioz.
Matilda Llangozi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, Llangozi u emërua në janar 2014 në Gjykatën e Beratit, ku vazhdon ta kryejë funksionin edhe aktualisht.
Procesi i vetingut par këtë subjekt rivlerësimi u kryhe nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli kryesuese, me relator Roland Ilia dhe Etleda Çiftja anëtare.