Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi unanimisht në detyrë gjyqtaren e Vlorës, Arbana Selmanaj.

Komisionj i Pavarur i Kualifikimkt, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Arbana Selmanaj.
Gjatë seancës dëgjimore të hënën më 13 dhjetor Selmanaj dha shpjegime për 900 mijë lekë të përfituara si kompensim për heqjen dorë nga pjesa takuese e apartamentit të familjes.
Ndërkohë ajo mori vlerësime pozitive për figurën dhe profesionalizmin.
Procesi i vetingut për gjyqtaren Selmanaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin.
Arbana Selmanaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Pukës. Prej vitit 2011, Selmanaj e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë.