Prokurori Arben Sharra pas seancës dëgjimore me KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Arben Sharra shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 30 qershor vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Arben Sharra. Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 27 qershor u bë me dije nga Komisioni se prokurorit Sharra i ishte kaluar barrë prove për disa pasuri me dyshimin se ishin kryer përpjekje të përsëritura për të fshehur pasuri nëpërmjet prindërve. Sharra dhe përfaqësuesja e tij ligjore i kundërshtuan gjetjet dhe i cilësuan indiciet e KPK-së të pabazuara.

Trupa e KPK që kreu procesin e rivlerësimit për prokurorin Sharra kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Suela Zhegun.

Arben Sharra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2004 dhe e kreu detyrën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës dhe më pas në atë të Dibrës. Prej vitit 2010 deri në shkarkimin e tij nga detyra, Sharra e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *