Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykats Administrative të Tiranës, Semiramis Hoxholli.
Tag: Gjyqtar
Bilanci i OFL i heq lustrën luftës së qeverisë kundër krimit të organizuar
Me regji të gatshme nga filmat policeskë, resorti me mermer të bardhë u rrethua nga policë me kapuçë të zinj, ndërsa një zëdhënëse policie e shpalli atë pronën e parë të sekuestruar përmes një ligji special të qeverisë, që synonte goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Kompleksi luksoz i reklamuar për dasma fitoi reputacion […]
ONM i kërkon Komisionerit Publik apelimin e vendimit për gjyqtaren Atalanta Zeqiraj
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon rishqyrtim të çështjes së Zeqirajt për të verifikuar nëse standardi i proporcionalitetit i përdorur nga KPK është i njëjtë me atë të vendosur nga Kolegji në vendime të ngjashme.
Pas një viti në shkollë KPK konfirmon me shumicë gjyqtarin Artan Çupi
Gjyqtari i Gjykatës së Matit Artan Çupi i pezulluar nga KPK për probleme të profesionalizmit, ia doli sipas shumicës në Komision të përmirësohej pas një viti në Shkollën e Magjistraturës. KPK e konfirmoi atë me shumicë votash.
Kolegji dëgjon ankimin e gjyqtarit Arben Vrioni ndaj vendimit të KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë seancë publike për gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arben Vrioni pas konstatimit të problemeve procedurale në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vrioni kërkoi pavlefshmëri të vendimit të KPK, por Kolegji e rrëzoi kërkesën.
KPK ndëpret vetingun për dy gjyqtarë dhe një këshilltar ligjor për shkak të dorëheqjes së tyre
Gjyqtarët Arben Mullaj i Gjykatës së Tiranës dhe Ergys Selmani i Gjykatës Fier kanë dhënë dorëheqjen nga detyra pasi iu është kaluar barra e provës për gjetjet e hetimit administrativ, ndërsa këshilltari ligjor Gent Pejo ishte dorëhequr në vitin 2017.