Gjyqtari Arbër Çela në KPA | Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme Veting

Kolegji njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtarit Arbër Çela

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 28 shtator me parashtrimet e Komisioneres Publike, Irena Nino për ankimin e ngritur ndaj konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela, si dhe me pretendimet e këtij të fundit. Nino u qëndroi shkaqeve të ankimit duke konstatuar pobleme në kriterin e pasurisë […]

Seanca në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme

Gjyqtari Murat Lleshi doli në pension të parakohshëm kur u njoh me rezultatet e vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ndërpreu të hënën më 18 shtator procesin e vetingut për gjyqtarin e Dibrës, Murat Lleshi për shkak të daljes së tij në pension të parakohshëm, si dhe i ndali atij rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Më 15 dhjetor 2020, gjyqtari Lleshi është shortuar për t’iu nënshtruar […]

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku
Lajme

Alibia e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për pasurinë: “E motra ka qarkulluar 20 milionë euro’

Seanca gjyqësore të mërkurën më 20 shtator lidhur me procesin penal në ngarkim të  ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i akuzuar për fshehje të pasurive u dominua nga konstatimet dhe pyetjet e përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Klodian Skënderi lidhur me analizën financiare të kryer nga tre ekspertët për të ardhurat, shpenzimet dhe pasuritë […]

Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj pas konfirmimit. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
KP Lajme Veting

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit Artur Ismajlukaj

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 19 shtator vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që e cilësoi të kotë vendimarrjen e Komisionit lidhur me transferimin për verifikim pranë Inspektorit të Lartë […]

Gjyqtari Kujtim Vranici | Foto nga Edmond Hoxhaj/ BIRN
KPK Lajme Veting

Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 19 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Kujtim Vraniçi. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen, pas seancës dëgjimore të hënën kur subjekti dha shpjegime për gjetjet në […]