Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 25 shtator vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Rezarta Balliu.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Balliut ndaj vendimit të Komisionit që e shkarkoi për probleme të pasurisë.

Rezarta Balliu (Vigani) e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe e ushtroi funksionin prej dy dekadash në Gjykatën e Rrethit të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *