Skeda e pasurisë së deklaruar – Suela Salavaçi – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Suela Salavaçi – Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Suela Salavaçi e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 26 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.

Suela Salavaçi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokurore në Prokurorinë e Durrësit. Prej vitit 2009, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Suela Salavaçi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Suela Salavaçi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Suela Salavaçi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 28.6 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.9 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 10 milionë lekë, automjete me vlerë 7.8 milionë lekë dhe kursime në cash prej 781 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 38.7 milionë lekë, nga të cilat 39% kanë si burim pagën e subjektit, 37% pagat e familjarëve, 5.7% nga dhuratat në cash, 5.4% nga shitja e pasurive të luajtshme dhe 5.1% nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Suela Salavaçi rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesa asetesh gjatë viteve 2007 deri 2018, me vlerë totale prej 3,688,164 lekësh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huamarrjet si dhe mungesën e të dhënave të plota në transaksionet e tjera të pasurisë.

Në vitin vitin 2004, subjekti deklaron depozitë bankare me vlerë 52,000 USD në emër të babait,  ku zotëron 0%.

Në vitin 2005 deklarohet depozitë për efekt marrje vize, hapur në korrik dhe mbyllur në shtator me vlerë 30,000 USD. Paratë për këtë depozitë janë marrë hua dhe i janë kthyer mamasë së subjektit.

Në vitin 2009 deklarohet shitje automjeti Benz me vlerë 14,000 euro, i cili nuk rezulton të jetë deklaruar më parë.

Në vitin 2012 deklarohet kontratë porosie apartamenti 2+1 me vlerë 72,000 euro, pa detaje të mëtejshme. Ndërsa në vitin 2013 deklarohet shtesë apartament banimi me vlerë 38,800 euro, pa deklaruar burim financimi.

Në vitin 2015 deklarohen të ardhura me vlerë 14,500 euro nga shitja e një prone në emër të nënës së subjektit.

Gjatë vitit 2017, subjekti deklaron të ketë përfituar sipas kontratës së dhurimit nga babai pasurinë truall me sipërfaqe 303.6 m2 nga të cilat 125 m2 ndërtesë, si dhe detyrim 3,020,000 lekë ndaj firmës që merr përsipër ndërtimin e objektit (deri në 31.12.2017 nuk është lëshuar fatura dhe nuk është bërë asnjë pagesë). Gjatë këtij viti deklarohet blerje apartamenti me sipërfaqe 113 m2 në Pogradec me vlerë 4,500,000 lekë, me burim financimi  kredi bankare në shumën 2,600,000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *