Prokurori i Lezhës, Bardhok Lleshi pas seancës së parë dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon prokurorin Bardhok Lleshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e shkarkimit të prokurorit të Lezhës Bardhok Lleshi, pas procesit të rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë. 

Prokurori i Lezhës, Bardhok Lleshi pas seancës së parë dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten, se kishte vendosur shkarkimin e prokurorit të Leyhës Bardhok Lleshi, pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë. Në seancë nuk ishte i pranishëm as Lleshi dhe as mbrojtësi i tij.

Gjatë seancës dëgjimore KPK ngriti dyshime  se prokurori i Lezhës ka fshehur pasuri, se është gjetur në kushtet e konfliktit të interesit dhe se nuk mundet të provojë burimin e ligjshëm të pasurive të tij.

Avokati i Lleshit Gedeon Dudushi i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe kërkoi riçeljen e hetimit në dy kriteret e tjera.

Procesi i vetingut për Lleshin u kryhe nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine. 

Bardhok Lleshi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2009, Lleshi u transferua në Prokurorinë e Lezhës ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *