Prokurorja Suela Salavaçi pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Suela Salavaçi kundërshton bilancet negative për pasuritë e dhuruara nga prindërit

Prokurorja e Tiranës, Suela Salavaçi u përball të martën më 26 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë e gjysmë u njoh me barrat e provës për pasurinë, që kishin të bënin kryesisht me bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar, si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit. Salavaçi e kundërshtoi analizën financiare të Komisionit duke pretenduar se për prindërit duhet të kryhet vetëm për pasuritë e dhuruara dhe jo analizë e përgjithshme e tyre. Po ashtu, këmbënguli se kishte përmbysur edhe bilancet negative të konstatuara për familjen e saj.

Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndëkrohë që dha shpjegime për disa gjetje në kriterin profesional.

Procesi i vetingut për prokuroren Suela Salavaçi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Suela Salavaçi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokurore në Prokurorinë e Durrësit. Prej vitit 2009, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurive të dhuruara

Subjekti ka deklaruar dhurimin e tre pasurive të paluajtshme nga prindërit, të një banese + truall në rrugën “Don Bosko në Tiranë dhe të dy apartamenteve – një me sipërfaqe 121 m2 në kyeqytet dhe tjetri në Golem me sipërfaqe 84 m2.

Relatorja Zhegu sqaroi se si buime krijimi të këtyre pasurive, subjekti ka deklaruar të ardhurat e prindërve që rrjedhin kryesisht nga shitja e pasurive apo dhënia me qira e tyre, në të cilat nëna rezulton si bashkëpronare; të ardhura sipas vendimeve gjyqësore; si dhe të ardhurat nga puna e pensionet.

Komisioni evidentoi se nga verifikimi i të ardhurave të prindërve është konstatuar se për një pjesë të tyre nuk janë paguar detyrimet tatimore, për rrjedhojë këto të fundit nuk janë konsideruar në analizën financiare. Në analizë nuk janë përfshirë as të ardhurat e deklaruara se janë përfituar nga nëna gjatë disa viteve nga puna në Greqi, pasi sipas KPK nuk janë vërtetuar pagesa e sigurimeve shoqërore dhe detyrimeve të tjera. Komisioni ka përjashtuar nga analiza financiare edhe të ardhurat nga dhënia me qira e një objekti Ambasadës Franceze për periudhën 1994 -2006, pasi nuk është vërtetuar pagimi i tatimit për këtë të ardhur. Ndërkohë, që janë konsideruar të ardhurat nga dhënia me qoira e kësaj godine për periudhën e mëvonshme, me arsyetimin se legjislacioni parashikon se tatimi duhet të paguhet prej qiramarrësit. Po ashtu, nuk janë konsideruar të ardhurta nga qiradhënia e një apartamenti, pasi nuk është vërtetuar shlyrja e detyrimeve. Sipas KPK, nuk është vërtetuar as e ardhura e deklaruar se është përfituar me trashëgimi nga tezja e nënës së subjektit, pasi nuk ka rezultuar që trashëgimtarëve t’u jetë shpërndarë ndonjë vlerë.

N seancë u evidentua edhe një tjetër e ardhur në vlerën 15.8 milionë lekë e pretenduar se është përfituar nga nëna sipas një akt-marrveshje të vitit 2003, në këmbim të dhënies për investim të pjesës së saj në një truall.

Për rrjedhojë, nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamundësi e prindërve të subjektit për këto pasuri që i kanë dhuruar, konkretisht në shumën 6.1 për apartamentin në Tiranë, balancë negative 6.3 milionë lekë për apartamentin në Golem dhe rreth 890 mijë lekë për ndërtimin e shtëpisë në rrugën “Don Bosko”.

Situatë e ngjashme konstatohet prej KPK edhe për likujditete që i janë dhuruar subjektit, apo për depozita dyemërore ku ajo ka tagrin e përdoruesit të tyre.

Zhegu tha se nuk është provuar burimi i ligjshëm i një shume 10 mijë euro dhuruar subjektit nga e ëma. Salavaçi ka deklaruar si burim të ardhurat e siguruara nga nëna nga shitja e një pasurie të paluajtshem ku ajo ka qenë bashkëpronare, por për shkak të mosvërtetimit të shlyerjes së detyrimeve tatimore, shuma e përfituar nuk është konsideruar në analizën financiare.

Sipas KPK, prindërit janë gjetur me balanca negative dhe për dy depozita të çelura në vitet 2003 dhe 2004. Zhegu vërejti se megjithëse subjekti ka bashkëjetuar me prindërit në atë preiudhë, nuk rezulton që të ketë koontribuar.

Për një depozitë tjetër dyemërore të prindërve ka rezultuar se burim kanë qenë të ardhurat nga ekzekutimi i një vendimi dhe për rrjedhojë nuk janë gjetur probleme.

Nga sa u deklarua në seancë, dy prej depozitave kanë qenë dyemërore, ku edhe subjekti ka pasur tagrin për të kryer veprime.

Komisioni konstaton pamundësi dhe për dy depozita në emër të vajzave, si burim i të cilave janë deklaruar dhurimet nga familjarët e subjektit.

Prokurorja Salavaçi deklaroi se më shumë hetim ishte kryer për prindërit se për atë vetë. Ajo theksoi se prindërit nuk kanë qenë subjekte deklarues dhe për rrjedhojë e kishte pasur të vëshirësi për të siguruar prova për transaksionet e kryera prej tyre në vite.

Duke sjellë në vëmendje jurispudencën e KPA-së dhe legjislacionin për vetingun, ajo argumentoi se pasaktësitë e paqëllimshme që nuk kanë sjellë pasoja, të cilat nuk janë të lidhura me pamundësi financiare, nuk mund të sjellin penalizim.

“Burimet financiare rjedhin nga pasuritë dhe puna e prindërve. Gjithçka është kryer me transaksione bankare”, deklaroi subjekti.

Ajo vërejti se prindërit konsiderohen si persona të tjerë të lidhur dhe për rrjedhojë analiza financiare duhet të kryhet vetëm për pasurinë e dhuruar apo kur mardhënia ka si objekt një hua dhe jo si e ka kryer Komisioni, që ka analizuar të gjithë pasuritë e prindërve.

Sipas Salvaçit, KPK në këtë mënyrë shkel parimin e proporcionalitetit duke i ngarkuar një barrë që nuk i takon subjektit të rivlerësimit dhe që sipas saj, del jashtë qëllimit të ligjit të vetingut.

Lidhur me të ardhurat në vlerën 15.8 milionë lekë të përfituara nga nëna prej akt-marrëveshjes së vitit 2003 si dhe për të ardhura të tjera të këtij lloji, subjekti vërejti se në kushtet kur këto transaksione nuk janë përfunduar apo pronat e shitura nuk janë regjistruar, nuk mund të paguhet tatimi mbi të ardhurat e përfituara pasi nuk cilësohen si përfundimtare.

Për një depozitë dyemërore të vitit 2003, ku subjekti rezulton trashëgimtare e 1/3-ës pjesë takues të babait të ndjerë, ajo sqaroi se kur ishte çelur kjo depozitë nuk ishte emëruar ende si prokurore. Ajo këmbënguli se prindërit nuk mund të konsiderohen si persona të tjerë të lidhur për këtë depozitë.

Ajo kërkoi që të konsiderohen të gjitha të ardhurat e përfituara nga nëna prej shitjes apo dhënia me qira e pronave, si dhe nga puna e saj në Greqi.

Subjekti këmbënguli se sipas analizës së saj prindërit rezultonin me bilanc pozitiv për çdo pasuri të paluajtshme apo shumë monetare që i kanë dhuruar asaj apo vajzave.

Salavaçi pretendoi se kishte dorëzuar prova që vërtetonin se të ardhurat e tezes së nënës ishin shpërndarë tek trashëgimtarët.

Lidhur me huanë 30 mijë euro të marrë nga nëna në vitin 2005, subjekti deklaroi se në atë kohë nuk kishte pasur dijeni për burimin. Sipas saj, nëna e kishte dy depozita, por nuk kishte dashur të prishte interesat dhe për këtë arsye kishte marrë hua nga vëllai i saj, i cili dhe ai kishte përfituar të ardhura në cilësinë e trashëgimtarit të familjes Kapo.

“Kundërshtoj analizën financiare progressive të Komisionit për prindërit, pasi po konsiderohen si persona të lidhur dhe jo si persona të tjerë të lidhur”, deklaroi Salvaçi.

Ajo kërkoi korrigjimin e analizës financiare përsa i përket përllogaritjes së kursit të këmbimit. Sipas saj, vlerat e përfituara nga nëna kanë qenë kryesisht në USD dhe se në analizë është kryer paraqitje fiktiva e dollarit në momedhën lekë.

E pyetur nga vëzhguesi ndërkombëtar, Ferdinando Buatier se përse prindërit kishin qenë më bujar në dhurime me atë se sa me të vëllanë, subjekti deklaroi se ajo kisht qëndruar më pranë prindërve dhe ishte kujdesur për ta. Sipas saj, vëllai ishte larguar me studime që prej vitit 1999 në Itali dhe se edhe aktualisht jeton jashtë vendit me familjen e tij.

Sipas Salavaçit, ka qenë dakordësi mes gjithë anëtarëve të familjes, pasi edhe vëllai ka shprehur më shumë inters për prona në Jalë ku e ëma është trashëgimtare. Ajo deklaroi s ejanë dakordësuar me të vëllanë që ai të përfitojë atje pjesën më të madhe të trashëgimisë së nënës.

Analiza për subjektin

Komisioni konstaton pamundësi të subjektit në shumën rreth 600 mijë lekë, për blerjen e një automjeti në vlerën 6690 euro.

Nga hetimi i kryer për pasuritë e bashkëshortit të subjektit, nuk janë gjetur probleme për një apartament të privatizuar nga nëna e tij në vitin 1993. Ai ka rezultuar me mundësi financiar për blerjen e një automjeti.

Në seancë u evidentua se në vitin 2005, në llogarinë e subjektit është depozituar një shumë 30 mijë USD. Salavaçi ka shpjeguar se depozitimi është kryer me qëllim marjen e një vize dhe se vlera i është marrë hua nënës dhe i është kthyer brenda vitit.

Zhegu pohoi se nuk janë konsideruar të ardhurat e subjektit si trajnuese, pasi nuk është provuar pagesa e detyrimeve tatimroe.

Ndërkohë, nga analiza e kursimeve cash në vite është konstatuar se nuk është pasqyruar pakësimi. Sipas relatores, në vitin 2016 vlera e kursimeve cash duhej të ishte rreth 6 milionë lekë dhe rezulton se kjo shifër nuk përputhen me gjendjen faktike.

Prokurorja Suela Salavaçi ka deklaruar se disa udhëtime jashtë shetit janë financuar nga pronarja e një agjencie turistike. Megjithëse KPK nuk ka gjetur konflikt interesi në këtë marrdhënie, relatorja Zhegu vërejti se Salavaçi ka pranuar dhurime për udhëtimet gjatë periudhës 2009-2018 në shumën rreth 8400 euro. “Që duket se nuk përputhet me etikën e magjistratit”, deklaroi Zhegu.

Nga analiza financiare paraprake për subjektin dhe bashkëshortin e saj, sipas KPK, ka rezultuar një bilanc negativ i përgjithshëm në vlerën 6.2 milionë lekë për periudhën 2003-2016.

Salavaçi e kundërshtoi edhe analizën financiare për familjen e saj, duke sqaruar se ndër vite kishte deklaruar kursimet dhe jo shtesa, ashtu si i ka konsideruar KPK.

Lidhur me shpenzimet e udhëtimit ajo solli në vëmendje jurispudencën e KPA duke argumentuar se në rastet kur provohej mbulimi këtyre shpenzimeve, në analizë përllogaritej vetëm kosto e parave të xhepit në shumën rreth 5 euro dita.

Ajo kundërshtoi konstatimin se duket se është në shkelje të etikës së magjistratit në pranimin e mbulimit të shpenzimeve të udhëtimit. Sipas subjektit, në relacionin e KPK nuk përcaktohet se çfarë rregulli është cënuar.

Salavaçi shpjegoi se me pronaren e agjencisë turistike kanë marrdhënie familjare dhe se ajo u ka bërë ofertë kryesisht vende që kanë qenë të lira në avionët çarter, apo dhoma që i kanë përfituar falas nga hotelet me të cilët bashkëpunojnë.

Subjekti kërkoi uljen e shpenzimeve të udhëtimeve të bashkëshortit që kanë qenë për arsye të punës së tij. Sipas Salavaçit, ajo rezulton me bilanc pozitiv edhe për investimet dhe shpenzimet në familjen e saj.

“Mendoj se kam delaruar saktësisht pasuritë dhe kam shpjeguar bindhsmë burimin e pasurive të mia”, deklaroi prokurorja Suela Salavaçi dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

KPK njoftoi se seanca e radhës do të zhvilohet më datë 28 shtator, në orën 09:45.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *