Skeda e pasurisë së deklaruar – Agron Bushati– Prokuroria e Shkodrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Agron Bushati– Prokuroria e Shkodrës

Prokurori i Shkodrës, Agron Bushati do të përballet të mërkurën më 27 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo.

Agron Bushati e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Shkodrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet deklarimet e prokurorit Agron Bushati nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Agron Bushati.

Prokurori Agron Bushati nuk deklaron asnjë aset apo pasuri në pronësi nga viti i parë i deklarimit deri në fund të vitit 2019. Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 22.9 milionë lekë, nga të cilat 75% kanë si burim pagën e tij dhe 16% pagën e bashkëshortes. Subjekti deklaron gjithashtu të ardhura në masën 8.3% nga zbatimi i një vendimi gjyqësor për dëmshpërblimin e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” faktin që prokurori Agron Bushati nuk deklaron asnjë aset në pronësi apo në posedim gjatë gjithë periudhës së deklarimit. Në vitin 2017, subjekti deklaron se ka marrë një apartament me qira me pagesë mujore prej 15 mijë lekësh, “në pamundësi objektive për të vazhduar banimin në shtëpinë e prindërve”.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *